Sot tha se s’ka lidhje me sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, Vuçiq e paralajmëron një adresim për nesër

21:38 | 30 November 2024
sot-tha-se-s’ka-lidhje-me-sulmin-ne-kanalin-e-ujit-ne-zubin-potok,-vuciq-e-paralajmeron-nje-adresim-per-neser

Sot gjatë ditës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk ka lidhje me sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, ndërsa tani paralajmëroi një konferencë për media, nesër në ora 11:00.

Ai përmes një shkrimi në Instagram njoftoi se do të flasë për shpërthimin në kanalin e ujit në Zubin Potok si dhe për veprimet e Policisë së Kosovës, ku sot kanë kryer bastisje në veri të vendit duke arrestuar 8 persona, e konfiskuar armatim e municion.

Si zakonisht, paralajmërimin e bëri me tone propagandistike.

“Nesër në orën 11:00 do t’u drejtohem qytetarëve, por edhe opinionit ndërkombëtar, dhe do të shpjegoj saktësisht se kujt dhe pse i është dashur ky incident në komunën e Zubin Potokut, pse Kurti dhe Sveçla kanë pasur nevojë të gënjejnë shumë dhe me nervozizëm. Gjithashtu, do të ngre pyetje të shumta për përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar dhe do të kërkoj përgjigje konkrete. Me gënjeshtra nuk do ta thyejnë Serbinë,” shkroi Vuçiq./Gazeta10

Komento: