Sot varrosen Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj

09:19 | 10 Shtator 2021

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj varrosen sot.

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj që u vranë të mërkurën do të varrosen sot.

Ademaj që ishte kandidat i PDK-së për Pejën për zgjedhjet e 17 tetorit do të varroset sot në orën 14:00 në fshatin Katund i Ri në Pejë, ndërkohë ish-kandidatit të PDK-së për Deçan do t’i jepet lamtumira e fundit në Rastavicë të Deçanit.

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj mbetën të vdekur pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi të mërkurën mbrëma, derisa i plagosur ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt.

Ky i fundit është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa sot pritet t’i caktohet masa e paraburgimit pasi pas intervistimit është cilësuar si i dyshuar në këtë rast.

Komento: