Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë

09:25 | 01 Tetor 2023
sot-varrosen-tre-terroristet-serbe-qe-u-vrane-ne-banjske

Sot do të varrosen tre terroristët serbë, Igor Milenkoviq, Bojan Mijailoviq dhe Stefan Nedeljkoviq, të cilët u vranë nga Policia e Kosovës më 24 shtator në Banjskë.

Përndryshe, trupat e tyre, familjarët i kanë marrë dje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku është kryer autopsia, raporton portali serb Kosovo Online.

Në Banjskë ka mbetur i vrarë edhe pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Komento: