Sot varroset 18-vjeçari që vdiq pasi u rrah brutalisht në Podujevë

11:36 | 21 Janar 2024

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçari nga Podujeva që vdiq dje në QKUK si pasojë e plagëve të rënda që mori ditë më parë, do të varroset sot në orën 15:00.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet te varrezat e qytetit në Podujevë.

Policia njoftoi sot se trupi i pajetë i të riut u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

18 vjeçari ishte rrahur brutalisht me shkop nga disa persona më 15 janar.

Lidhur me rastin, policia kishte arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në mbajtje. Ata fillimisht dyshoheshin për “vrasje në tentavitë”, ndërkaq tash ngarkohen për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se dy të dyshuarit janë të mitur.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tetnativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë“.

Komento: