Sot varroset 21-vjeçarja që u vra dje në Ferizaj

12:33 | 13 Prill 2024
sot-varroset-21-vjecarja-qe-u-vra-dje-ne-ferizaj

Sot varroset 21-vjeçarja, Erona Cokli që u vra ditën e premte në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

E ndjera do të varroset në varrezat e fshatit Bablak, në orën 16:30.

Kështu bën të ditur familjarët e 21-vjeçares.

Ndërkaq, i dyshuar për vrasjen e Erona Coklit është ish-bashkëshorti i së ndjerës.

Lidhur me rastin ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, 15-vjeçar, i cili është liruar nga spitali./Klankosova.tv

Komento: