Sot varroset gruaja që vdiq në aksidentin e djeshëm në Komoran

15:26 | 12 Gusht 2025
Sot varroset gruaja që vdiq në aksidentin e djeshëm në Komoran

Një person ka vdekur derisa edhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes gjashtë veturave që ndodhi dje në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në Komoran.

Viktima, një grua 62 vjeçare, do të varroset sot në Arbanë të Prizrenit.

Ceremonia e varrimit për Myvedete Sukën, do të mbahet me fillim nga ora 16:40.

Komento: