
Jetlira Foniqi që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, do të varroset sot nga ora 18:00.
Kështu kanë njoftuar familjarët e të ndjerës, përmes një njoftimi.
Varrimi i saj do të bëhet në varrezat e Lagjes Foniqi.
“Miq, shokë e dashamirë,
Ju njoftojmë që varrimi i më të dashurës sonë, Jetlirës, bëhet sot me datë 24.08.2026, në orën 18:00, në varrezat e Lagjes Foniqi.
E pikëlluar Familja Foniqi”, thuhet në njoftimin e familjes Foniqi.