Sot varroset polici Alban Tolaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sot varroset polici Alban Tolaj

08:08 | 05 April 2025
sot-varroset-polici-alban-tolaj

Polici i cili vdiq të premten në Prishtinë, Alban Tolaj, varroset sot në Pejë.

Këtë e bën të ditur familjarët e të ndjerit.

Sakaq vdekjen e zyrtarit policor e kanë konfirmuar edhe nga policia.

Zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Agron Borovci, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 14:40 të së premtes, derisa policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ai shtoi se ishin mjekët ata që konstatuan vdekjen e viktimës 47-vjeçar.

Sipas policisë, duke u bazuar në informacionet e para, ka elemente të që sugjerojnë që rasti në fjalë të jetë “vetëvrasje”.

Alban Tolaj ishte po ashtu babai i infulenceres së njohur, Elsa Tolaj, e cila ndau një postim prekës për vdekjen e më të dashurit të saj.

“Babush, shpirti jem, dashnia jem e parë dhe ma e madhja. Allahu qoftë i mëshirshëm me ty dhe të shpërbleftë me Xhehnet. Aty ku s’ka më dhimbje as mërzi, veç paqe e lumturi. Inshallah një ditë takohemi prap, aty ku dashnia nuk ka fund. Të don çika jote e vogël përjetësisht, babush”, shkroi tutje ajo, transmeton Klankosova.tv

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë

Komento:
loading