Sot varroset punëtori që humbi jetën në vendin e punës në Slloveni

08:25 | 27 Shkurt 2026
sot-varroset-punetori-qe-humbi-jeten-ne-vendin-e-punes-ne-slloveni

Latif Bytyqi, i cili humbi jetën para tri ditësh në vendin e punës në Slloveni, do të varroset sot, në fshatin Shkozë të komunës së Malishevës.

Sipas njoftimit të publikuar nga faqja e fshatit në Facebook, ceremonia e varrimit do të fillojë nga ora 14:00.

Njëherësh, u bë e ditur se e pamja do të mbahet  sot po ashtu në odën pranë Xhamisë së fshatit Shkozë.

Komento: