Sot varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në Deçan

08:20 | 12 Maj 2026
sot-varroset-rifat-stojkaj,-drejtori-i-bujqesise-ne-decan

Sot do të varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në komunën e Deçanit.

35-vjeçari vdiq pas një aksidenti të trafikut, duke lënë të pikëlluar përgjithmonë familjarët e tij.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 17:00 në varrezat e Lloqanit, ndërsa nga ora 15:00, komuna e Deçanit do të organizojë mbledhje komemorative.

Komento: