Sot vendoset për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës

10:33 | 27 Shkurt 2024
sot-vendoset-per-shkarkimin-e-kryesuesit-te-kuvendit-te-prishtines

Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot mban mbledhje të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës – shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Pëllumb Bajçinovci.

Shefi i këshilltarëve të LVV-së, Gëzim Sveçla, ditë më parë ka thënë se subjekti i tij politik kërkon shkarkimin e kryesuesit.

Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë në pushtet LDK-në, që tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.

Mbledhja e Kuvendit komunal pritet të fillojë në ora 15:00./Front Online

Komento: