Sot votohet Rezoluta kundër rritjes së faturave të tatimit në pronë

09:29 | 23 Shkurt 2023

Sot pritet që të votohet Rezoluta kundër rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e radhës.

Në këtë seancë do të jenë 13 pika në rendin e ditës, votimi i Rezolutës kundër rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Po ashtu gjatë kësaj seance do të bëhet edhe shqyrtimi i Raportit të Komisionit Hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria, si dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve, njofton Klankosova.tv

Seanca pritet që të zhvillohet me fillim nga ora 10:00.

Komento: