Basketboll, sot zhvillohen dy ndeshje interesante, kampioni kërkon fitoren e parë.
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së katërt në Prince Caffe Superligë.
Vëllaznimi, që ka hyrë këtë edicion në Superligë do të ndeshet me Pejën, që ka tri fitore në tri ndeshje të zhvilluara, transmeton Klankosova.tv.
Kuqezinjtë kanë një fitore, në takimin e parë si vendas dhe do të mundohen të realizojnë fitoren e dytë, kurse verdhezinjtë kërkojnë fitoren e katërt.
Kampioni Golden Eagle Ylli është në kërkim të fitores së parë pas tri humbjeve radhazi. Therandasit janë mysafirë të Ponte Prizrenit, që numëron një fitore e dy humbje.
E diel
17:00 Vëllaznimi – Peja
19:00 Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli