Southgate jep dorëheqje nga kombëtarja e Anglisë

12:49 | 16 July 2024

Gareth Southgate ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të përfaqësueses së Anglisë pas ndeshjes finale kundër Spanjës, të cilën e humbi.

Southgate i jep fund tetë viteve si menaxher i përfaqësueses së Anglisë.

Ani pse dy herë ka humbur në finale të Evropianeve, ai ka hyrë në histori si menaxheri më i suksesshëm i “Tre Luanëve”.

Ai drejtoi Anglinë në 102 ndeshje.

“Si anglez krenar, ka qenë nder që luajta për Anglinë dhe që menaxhova Anglinë. Ishte gjithçka për mua dhe unë i thash krejt nga vetja”, ka thënë Southgate.

Komento: