Sovraniteti në veri, Kurti: Janë zbuluar 12 depo armatimi, kemi shkatërruar mbi 120 grupe krimi*nale

13:38 | 02 December 2024
sovraniteti-ne-veri,-kurti:-jane-zbuluar-12-depo-armatimi,-kemi-shkaterruar-mbi-120-grupe-krimi*nale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përmendur edhe veriun në arritjet e Qeverisë.

Nga foltorja e Kuvendit para deputetëve, Kurti ka theksuar shkatërrimin e 124 grupeve kriminale.

“Është rritur për 50 për qind buxheti për policinë, 124 grupe kriminale janë shkatërruar, prej tyre 43 grupe për krime ekonomike dhe korrupsion dhe 40 grupe në luftimin kundër drogës, rreth 300 zyrtarë publik janë arrestuar, mbi 4.5 ton substanca narkotike janë konfiskuar, 37 rrugë ilegale janë mbyllur prej tyre 29 në veri të vendit, gjashtë laborator për krijimin e kripto-valutave janë shkatërruar në veri, nëntë stacione policore për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit i kemi tashmë në veri nuk ka qenë asnjë më herët, është rekord i inspektimeve i mbikëqyrjes së tregut edhe 80 për qind më shumë, mbi 145 milionë euro i janë kursyer buxhetit të Kosovës nga Arbitrazhi ndërkombëtar”, tha Kurti.

“Qëndroj me krenari para jush”, Kurti në Kuvend përmend arritjet e Qeverisë për katër vite.

“12 lokacione apo depo të armatimit janë zbuluar në katër komunat veriore, janë mbyllur komunat ilegale të Serbisë, organizatat kriminale “Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veirut” i kemi shpallur organizata terroriste dhe është eliminuar ndikimi i tyre në veri. Pas 24 vjetëve në komunat veriore janë hapur dhe funksionalizuar Zyrat e Agjencisë se Bisnezeve të Kosovës dhe kadastrave komunale, janë mbyllur gjashtë filiale të bankës postare të kursimeve të Serbisë, janë bastisur Banka popullore e Serbisë dhe drejtoria e thesarit në Leposaviq…”, deklaroi Kurti.

Komento: