Spalleti ia bën ‘bajat’ me këtë deklaratë Mauro Icardit

14:16 | 23 Shkurt 2019

Menaxheri i Interit, Luciano Spalletti ka thënë se suksesi i klubit nuk varet vetëm nga një lojtar si Mauro Icardi.

Icardi është bërë qendra e vëmendjes tek nerazzurri, pasi ai vazhdon të jetë në luftë me klubin. Ai mbajti mesazhe të fshehta në Instagram pasi u hoq nga kapiteni dhe u largua nga skuadra e pare, përcjell ORAinfo.

Përpara ndeshjes që Inter zhvillon kundër Fiorentinës në kuadër të Serie A, Spalletti ka folur para mediave për Icardin.

“Nuk është një sfidë për Mauro-n. Një klub si Interi nuk mund të reduktohet në vetëm një lojtar, ne gjithashtu kemi cilësi të tjera si sjellja e vijës mbrojtëse”, ka thënë Spalleti.

Icardi nuk ka shënuar për Interin në Serie A që kur ai shënoi për klubin në fitoren 1-0 ndaj Udineses. Por nga ajo kohë Icardi ka shënuar dy herë në kupë. /ORAinfo/

Komento: