Spalleti po e tranferon yllin e Milanit te Napoli

16:24 | 07 Mars 2022

Ai i thotë lamtumirë Milanit: Bën gati valixhet për tu transferuar tek Napoli.

Një futbollist i rëndësishëm mund ti thotë lamtumirë skuadrës së Milanit dhe ti bashkohet skuadrës së Luciano Spallettit.

Rivaliteti i jashtëzakonshëm për Scudetton në mes të Milanit dhe Napolit tashmë është zhvendosur edhe në merkato, ku bëhet fjalë për një talent të skuadrës së Rossonerëve.

Bëhet fjalë për Brahim Diaz, me mesfushorin me tipare sulmuese që u rikthye tek Milan nga Real Madrid me anë të një huazimi dy vjeçar me të drejtë blerjeje prej 22 milionë eurosh.

Mirëpo një opsion të tillë Stefano Pioli duket se nuk e ka ndërmend që ta përdorë duke bërë kështu që Luciano Spalletti të hyjë në garë për talentin e lindur në 1999.

Napolitanët me shumë mundësi do të humbasin Insignen dhe Mertens me parametra 0 gjatë merkatos verore dhe ndërhyrja në merkato për emra të rinj duket e pashmangshme.

Komento: