Spalletti befason, merr këtë vendim për Icardin

16:26 | 13 Prill 2019

Icardi nuk po gjen qetësi te Interi.

Inter do të luajë në transfertë ndaj Frosinone për të përforcuar pozitat e saj në vendin e tretë që i çon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Trajneri Luciano Spalletti foli përpara medieve, ku analizoi gjendjen e skuadrës dhe dilema e tij më e madhe është sulmi, ku me shumë mundësi do të luajë Martinez dhe jo Icardi.

“Lautaro është mirë, është rikuperuar, është në dispozicion dhe është gati të luajë që nga minuta e parë. Ai dhe Icardi kanë karakteristika të ndryshme: Mauro e sulmon më mirë portën, por ai ka më pak kualitet sesa Lautaro që kthehet për të marrë topin.

E ardhmja? Me drejtuesit e klubit jam takuar tashmë, kemi vendosur së bashku se nuk duhet të kemi ndonjë keqardhje për këtë fazë finale të kampionatit.

Pjesa tjetër do të vijë si rezultat i asaj që do të ketë kjo fazë finale e kampionatit”, deklaroi Spalletti.

Lënia e mundshme në stol e Icardit do të shtojë sërish pakënaqësitë te sulmuesi argjentinas.

Komento: