Spalletti pritet të largohet nga Napoli

22:27 | 19 May 2023

Edhe pse e rinovoi kontratën së fundmi deri në vitin tjetër, trajneri Luciano Spalletti mund të largohet nga skuadra e Napolit.

“Calciomercato” ka shkruar të premten se trajneri italian kanë prishur raportet me presidentin e klubit, Aurelio De Laurentiis, dhe për këtë arsye mund të mos jetë më në krye të ekipit pas përfundimit të këtij edicioni.

Spalletti e udhëhoqi Napolin drejt titullit të kampionit në Serie A, por nuk është i kënaqur me idetë e presidentit sa u përket lojtarëve që do të vijnë dhe largohet gjatë këtij afati kalimtar.

Thuhet se duke pasur parasysh prishjen e marrëdhënies me Spallettin, presidenti De Laurentiis po e shikon si opsion Antonio Conten, i cili është i papunë.

Spalletti është në krye të Napolit prej vitit 2021.

Komento: