Spanja befasohet nga Ukraina

23:13 | 13 October 2020

Ukraina befason Spanjën.

Ukraina ka befasuar Spanjën duke e mposhtur në Ligën e Kombeve.

Vendasve që drejtohen nga legjenda Andriy Shevchenko u ka mjaftuar një gol, për fitoren 1:0 ndaj Spanjës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në grupin e katërt të Ligës së Kombeve.

22 vjeçari Viktor Tsygankov shënoi në minutën e 77’ të ndeshjes, për fitoren 1:0 të Ukrainës.

Me këtë fitore Ukraina renditet në vendin e tretë në grup me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Gjermania.

Komento: