Spanja mposht me vështirësi Shqipërinë

21:43 | 26 Mars 2022

Spanja ka mposhtur Shqipërinë.

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë, teksa Spanja ka arritur të triumfojë ndaj Shqipërisë me rezultat 2-1.

Fillimisht në ndeshjen ndërmjet këtyre dy shteteve shënuan vendasit me golin e Ferran Torres në minutën e 75-të, ku asistoi Yeremy Pino.

Ndërkaq, Shqipëria e barazoi rezultatin me Myrto Uzunin i cili shënoi në minutën e 85, pas një gabimi në vijën e mbrojtjes së Spanjës.

Megjithatë, Spanjës iu deshën vetëm 5 minuta për të kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë ku golin e shënoi Dani Olmo, për të cilin asistoi mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba.

Vlen të përmendet se goli për Shqipërinë ndaj Spanjës vie pas 29 vitesh.

Komento: