Spanja teston disa lojtarë të rinj, shënon fitore kundër Zvicrës

23:25 | 10 October 2020

Spanja ka shënuar fitore ndaj Zvicrës.

Selektori i Spanjës, Luis Enrique, ka testuar sot disa lojtarë të rinj në formacionin e Spanjës, duke marrë edhe një fitore minimale kundër Zvicrës.

Ndeshja e zhvilluar në Madrid u vendos me golin e hershëm të pjesës së parë.

Ishte Oyarzabal ai i cili në minutën e 14’ arriti të gjente rrjetën e kombëtares helvetike.

Kjo fitore ishte me rëndësi të madhe për Spanjën, pasi ata tashmë marrin kryesimin e grupit, me shtatë pikë të tubuara në tri ndeshje, dy pikë më shumë sesa Gjermania.

Zvicra mbetet në pozitën e fundit në grup, me vetëm një pik, dy më pak sesa Ukraina në pozitën e tretë.

Komento: