SPAR mashtron klientët me oferta të zbritjes, të arka paguajnë me çmim të fryer

14:21 | 20 Shkurt 2020

“Mirë se vini” në SPAR. Kështu thuhet në hyrje të Marketeve ‘SPAR’ në disa lokacione të Prishtinës.

Kaq mirësorë nuk do të tregohen edhe kur të shkoni për të paguar tek arka. Kjo pasi ofertat me zbritje për shumë artikuj nuk janë reale.

Një dallim i madh në çmim nga oferta e proklamuar do ta vëreni kur të shkoni për të paguar tek arka.

Përderisa në ofertë shkruan se çdo llojë i pampersave është me çmim prej 9.99 cent, tek arka ky çmim fryhet dhe shitet me çmimin real, 12.69 cent, shkruan ORAinfo.

E në faqën zyrtare mashtrimi për këtë artikull është edhe me i madh. Aty proklamohet se ky artikull nga 14.29 do ta merrni me 30% zbritje, 9.99 euro.

Asnjëra nga këto zbritje nuk vlejnë të arka. Aty duhet të paguni çmimin e fryr.

“Është bërë një gabim, se këto pampersa nuk janë në lirim”, ishte arsyetimi i punëtorës në arkë.

Pavarësisht kësaj, oferta e zbritjes vazhdon të qëndroj në pjesën ku janë të vendosur këto produkte, po ashtu kjo ‘ofertë’ po vazhdon të shpërndahet ende në faqën e SPAR në Facebook.

“Oferta vlen nga 14 deri me 27 shkurt 2020”, shkruan në fletushkë.

Kësisojë ky market po vazhdon t’i mashtroj klientët me çmime, duke vendosur oferta me zbritje në rafte, e tek arka duke tentuar t’i vjedh klientët me fryrjen e çmimeve. /ORAinfo/

Komento: