Spath: Mundësia e aneksimit të veriut është goxha e lartë

19:17 | 03 Tetor 2023
spath:-mundesia-e-aneksimit-te-veriut-eshte-goxha-e-larte

Mike Spath – ish pjesëtar i UÇK-së që ka shërbyer si snajperist në zonën operative të Koshares, gjegjësisht Brigadën 138 Agim Ramadani, deklaroi se ajo çfarë ka ndodhur në Banjskë është mungesë e sigurisë në përgjithësi në kufi të Kosovës.

Duke folur për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai shtoi se kishte pasur edhe 10 ditë me herët vërejtje që ekziston një mundësi e futjes së individëve në veri, e kryengritjes.

“Pse nuk reagoi askush, kjo duhet sqaruar. Si askush nuk ishte i përgatitur për këtë”, pyet Spath.

“Unë personalisht besoj se është vetëm fillimi. Mundësia e aneksimit të veriut është goxha e lartë dhe nuk kam asnjë dyshim fare për këtë, për shkak të pajisjeve që janë gjetur aty, pajisje të mjaftueshme për 120-200 persona ushtarakë ose diçka të ngjashme. Duhet të ketë edhe diku tjetër edhe pajisje të tjera gjithandej Kosovës”, deklaroi Spath për Klan Kosova.

Komento: