Speciales i pamundësohen veprimet në Kosovë pa EULEX-in – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Speciales i pamundësohen veprimet në Kosovë pa EULEX-in

08:16 | 01 Korrik 2020

Pa EULEX-in, Speciales i pamundësohen veprimet në Kosovë.

Pa EULEX-in, Gjykata Speciale do ta ketë të vështirë ta kryejë mandatin në Kosovë, ka thënë të martën një burim i gazetës që ka qenë pjesë e grupeve punuese edhe për Ligjin për Specialen e edhe për Ligjin për këtë mision evropian.

Kjo, për shkak se misioni evropian i ofron kësaj gjykate mbështetje logjistike dhe operacionale.

Specialja, mekanizëm i drejtësisë që funksionon në Hagë, ka bërë të ditur pesë ditë më parë se presidenti Hashim Thaçi dyshohet për kr.ime lufte, në kohën kur kreu i shtetit ka refuzuar të realizojë letërkëmbimin e çdodyvjetshëm me Brukselin zyrtar në lidhje me vazhdimin e mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Komento: