Specialja e e fton për intervistim personin qe kishte 14 vjet gjatë luftës!

18:26 | 02 August 2019

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim një zyrtar në ministrinë e Drejtësisë.

Gjykata Speciale e ka ftuar Rilind Berishën për intervistim.

Berisha gjatë luftës kishte vetëm 14 vjeç.

Ai do të paraqitet më 5 gusht para dhomave të specializuara, teksa këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar miq, me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, ka shkruajtur ai në Facebook.

Rilind Berisha përndryshe është zyrtar në ministrinë e Drejtësisë.

Komento: