Specialja e fton në intervistë edhe dizajnerin e Emblemës së UÇK-së

09:34 | 27 Shkurt 2020

Po vazhdojnë ftesat nga Gjykata Speciale në Hagë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit ka ftuar avokatin Gafurr Elshani.

Gafurr Elshani ishte pjesëmarrës në luftë dhe njëri nga figurat më të rëndësishme të LPK-së dhe UÇK-së.

Elshani ishte edhe dizajneri i Emblemës së UÇK-së dhe autor i librit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, botuar gjatë luftës.

Ai gjithashtu është edhe këshilltar i selisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Komento: