Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Lajçi ftohet për intervistim nga GJykata Speciale.
Intervistimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale po vazhdojnë.
Kësaj here për intervistim është ftuar komandanti i brigadës 136, Salih Lajçi. Lajçi do të intervistohet sot nga prokurorët e Gjykatës Speciale.
“Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi, do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale.
Komandanti është invalid i luftës e gjithashtu vëlla i heroit Selman Lajçi.
Kjo familje ka dhënë shumë për liri, e gjithashtu, është një familje e shkolluar që kontribuuan edhe për ndërtimin e paqes dhe shtetit të Kosovës. Baca Salih, të gjithë veteranët e Pejës, Dukagjinit e Kosovës janë me ty”, thuhet në një postim të OVL UÇK-së dega në Pejë.
Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015. Gjykata do të veprojë në Hagë, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë, por me ligjet e Kosovës.
Deri më tani në Gjykatën e Hagës janë intervistuar Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Sylejman Selimi e të tjerë.