Është rritur numri i ish-veteranëve të UÇK-së të ftuar nga Gjykata Speciale.
I fundit që ka marrë ftesë nga Specialja është Ahmet Rrahmanaj nga fshati Bubë i Komunës së Malishevës, përcjell ORAinfo.
Këtë të ditur e ka bërë Organizata e Veteranëve të Luftës, të cilët kanë thënë se ftesa është bërë publike me kërkesë të vetë Rrahmanajt.
OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se Rrahmanaj do të udhëtojë në Hagë në muajin maj.
Kujtojmë se ftes për tu paraqitur para zyrave të Specializuara të Prokurorisë tashmë kanë marrë një numër i madh i ish-ushtarëve të UÇK-së, në mesin e tyre edhe figura të larta politike në vend. /ORAinfo/