Specialja fton personin që dizajnoi emblemën e UÇK-së

20:12 | 27 Shkurt 2020

Avokati, Gafurr Elshani është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Ai është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Elshani ka bërë të ditur se për ftesën është njoftuar përmes e-mailit. Ai ka thënë se ftesat e Speciales janë vetëm përpjekje për të sajuar akuza kundër UÇK-së, raporton KTV.

Gafurr Elshani ishte disenjator i emblemës së UÇK-së, si dhe pjesë e udhëheqjes së Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Ai, gjithashtu, është edhe këshilltar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Sipas kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, Gjykata Speciale deri më tani ka ftuar mbi 270 pjesëtarë të UÇK-së. Sipas tij, vetëm gjatë këtij viti janë ftuar 13 të tillë. Prej tyre 60 për qind në cilësinë e dëshmitarëve dhe 40 për qind në cilësinë e të dyshuarve.

Komento: