Specialja i jep paralajmërimin e fundit Haradinajt

11:32 | 18 Qershor 2024
specialja-i-jep-paralajmerimin-e-fundit-haradinajt

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, e ka paralajmëruar Nasim Haradinajn që t’iu përmbahet kushteve të përcaktuara mbi vendimin e dënimit.

Trendafilova ka thënë se Haradinaj ka zhvilluar intervista në media pa kërkuar paraprakisht leje.

Në një njoftim për media, ndër tjerash, Trendafilova ka thënë se i ka dhënë paralajmërimin e fundit Haradinajt për këtë, duke shtuar se çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit.

“Kryetarja shpjegoi se megjithëse vendimi mund të revokohet ose modifikohet menjëherë mbi bazën e shkeljeve, ajo vendosi që Haradinajt t’i jepte edhe një paralajmërim të fundit, dhe e bëri të qartë se çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit të DHSK-së për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, thuhet në njoftim.

Komento: