Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit

19:25 | 18 Mars 2026
specialja-ia-vazhdon-paraburgimin-veselit

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Në një njoftim, thuhet si vijon:

“Thaçi dhe të tjerët: Vazhdohet paraburgimi për Veselin (mars 2026)

Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 16 mars, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që i akuzuari mund ta pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë krime të tjera”.

Komento: