Specialja konfirmon se Thaçi do të lejohet të qëndrojë edhe me familjen e ngushtë pas nderimeve tek varri

12:08 | 21 March 2025
specialja-konfirmon-se-thaci-do-te-lejohet-te-qendroje-edhe-me-familjen-e-ngushte-pas-nderimeve-tek-varri

Gjykata Speciale kanë konfirmuar për Gazeta Express vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderaj për të vizituar varrin e babait të tij Haxhi Thaçi.

Gjithashtu kanë bërë me dije se Thaçi do të lejohet që të qëndrojë edhe me familjarët e tij të ngushtë për ngushëllime, pas nderimeve tek varri.

“Po. Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyryr në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Sepciale, Michale Doyle për Gazeta Express.

Komento:
loading