Specialja ndryshon datën e konferencës përgatitore ndaj Thaçit dhe të tjerëve

16:20 | 19 January 2023

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë ndryshuar datën e mbajtjes së konferencës përgaditore të prokurorit të Specializuar për seancën e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Data e parë e për mbajtjen e konferencës përgaditore u caktua më 17 shkurt nga prokurori i specializuar Mattheë Howling , në ditën e përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Kosovës dhe shkaktoi reagime të shumta në opinion.

Konferenca e fundit përgaditore për seancën e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së u mbajt më 18 janar dhe u vendos që gjykimi të fillojë në muajin mars.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

Komento: