Specialja: Sigurimi i kërkoi Krasniqit ta hiqte kollaren, ajo iu kthye pasi u sqarua se s’ndalohet si veshje

17:10 | 09 Korrik 2024
specialja:-sigurimi-i-kerkoi-krasniqit-ta-hiqte-kollaren,-ajo-iu-kthye-pasi-u-sqarua-se-s’ndalohet-si-veshje

Mbrojtja e Jakup Krasniqit dje gjatë seancës ka kërkuar sqarime se pse ish-zëdhënësit të UÇK-së nuk i është lejuar kollarja kuq e zi me simbolin e shqiponjës në seancë. Gjyqtari Charles Smith III kishte thënë se do të interesohej për këtë çështje.

Në një përgjigje për Gazetën Express kanë sqaruar se të hënën më 8 korrik përpara seancës, sigurimi i Dhomave të Specializuar i kishte kërkuar Jakup Krasniqit që të hiqte kollaren dhe se të njëjtit kanë kërkuar sqarime nga Shefi i Oficerëve të Qendrës së Ndalimit rreth asaj nëse kollarja hyn tek veshjet që ndalohet nga rregullat e ndalimit.

Nga Gjykata Speciale kanë thënë se pasi është konfirmuar se kollarja është e lejuar për tu vendosur, e njëjta i është kthyer Jakup Kransiqit.

“Para seancës dje, Siguria e DHSK-së i kërkoi z. Krasniqi të hiqte kravatën ndërsa kërkonte sqarime nga Shefi i Burgimit nëse rregullat e burgimit që ndalojnë veshjen e caktuar do të zbatoheshin në këtë rast. Kravata iu kthye z. Krasniqi dhe Shefi i Burgimit ka konfirmuar që është e lejueshme të mbajë kravatën”, ka thënë për Gazetën Express, Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara.

Komento: