Spiropali merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Prishtinë

21:56 | 01 Qershor 2025
spiropali-merr-pjese-ne-forumin-nderkombetar-ne-prishtine

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që organizohet me nismën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë, ku do të jenë të pranishëm politikanë e personalitete të rajonit, Evropës e më gjerë.

“Nesër, datë 2 qershor, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është e ftuar në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” organizuar me nismën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë, ku do të marrin pjesë politikanë e personalitete të rajonit, Europës e më gjerë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkaq në kuadër të këtij Forumi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një ceremoni shtetërore guvernatorin e Antigua dhe Barbudas Sir Rodney Williams i cili do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Përgjatë dy ditëve në vijim Prishtina do të mirëpresë edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.

Komento: