Spiropali në New York, flet për Kosovën

14:56 | 23 Shtator 2025
Spiropali në New York, flet për Kosovën

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka folur për Kosovën gjatë një vizite në New York në organizatën “International Crisis Group”.

Kryediplomatja shqiptare detaje rreth kësaj vizite dha në një postim në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“ Vizitë në organizatën prestigjioze “International Crisis Group” me qendër në New York, e specializuar në politikat e sigurisë ndërkombëtare”.

“Me Presidenten e ICG, Comfort Ero, folëm mbi çështjet e sigurisë në rajon, në veçanti mbi Kosovën dhe garantimin e sigurisë së plotë të saj, përmes integrimit euro-atlantik”.

Komento: