Spiropali pas takimit me Osmanin: E forcoi marrëdhënien e Kosovës me ndërkombëtarët, veçanërisht me SHBA-në e BE-në

13:50 | 25 Shkurt 2026
spiropali-pas-takimit-me-osmanin:-e-forcoi-marredhenien-e-kosoves-me-nderkombetaret,-vecanerisht-me-shba-ne-e-be-ne

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka vlerësuar angazhimin e presidentes Vjosa Osmani në “forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me komunitetin ndërkombëtar”.

“Pritja nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me vlerësimin për angazhimin e saj në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me partnerët strategjikë, SHBA-në dhe vendet e BE-së”, shkroi ajo në Facebook pas takimit në Presidencë në Prishtinë.

Spiropali tha se ia rikonfirmoi asaj “mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës”.

“Pas vendimit per heqjen e masave kufizuese, është momenti që BE të vendosë pa vonesë dhënien e statusit kandidat për Kosovën”, shkruan ajo.

“Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen aktive për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe do të vijojë angazhimin diplomatik për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe avancimin drejt BE-së e NATO-s”, shton Spiropali.

Komento: