
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali gjatë vizitës së saj zyrtare është takuar edhe me kryetarin e LDK-së dhe përfaqësues të kësaj partie, e ku shkruan se LDK ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e shteformimit të Kosovës.
“E përgëzova për besimin e rinovuar nga strukturat e partisë për të vazhduar drejtimin e LDK-së. Legjitimiteti politik është shprehje e vullnetit demokratik dhe pjesë e vitalitetit institucional të Kosovës. LDK ka një rol të rëndësishëm në historinë e shtetformimit të Kosovës dhe në arkitekturën e saj demokratike. Në këtë rrugë të gjatë nuk mund të mos kujtojmë Presidentin historik, Ibrahim Rugova — vizioni i të cilit për rezistencë, orientim euro-atlantik dhe shtetësi të ndërtuar mbi kulturën e dialogut mbetet themel moral dhe politik i Kosovës moderne”, ka shkruar Spiropali.
Ajo madje ka thënë se Kosova forcohet kur forcohen të gjitha institucione dhe atëhere kur konkurrenca politike mbetet brenda kornizës së përgjegjësisë shtetërore.
“Kosova forcohet kur forcohen të gjitha institucionet dhe kur konkurrenca politike mbetet brenda kornizës së përgjegjësisë shtetërore. Shqipëria e sheh këtë pluralizëm si pasuri demokratike dhe mbështet çdo hap që çon përpara stabilitetin, reformën dhe integrimin evropian të Kosovës”, shkroi ajo.