Spiropali takohet me Hamzën: Vlerësoj rolin historik dhe politik të PDK-së në mbrojtjen e kauzës së lirisë

09:05 | 26 Shkurt 2026
spiropali-takohet-me-hamzen:-vleresoj-rolin-historik-dhe-politik-te-pdk-se-ne-mbrojtjen-e-kauzes-se-lirise

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali ka takuar kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza ku e ka përgëzuar kontributin konstruktiv të PDK-së në mbrojtjen e kauzës së lirisë, luftës dhe drejtësisë.

“E urova për zgjedhjen në krye të PDK-së dhe për besimin që elektorati i ka dhënë kësaj force politike në dy zgjedhjet e vitit 2025. Vlerësoj rolin historik dhe politik të PDK-së në mbrojtjen e kauzës së lirisë, luftës dhe drejtësisë. Ka momente kur politika duhet të qëndrojë mbi dallimet partiake — përballë historisë dhe përballë ndërgjegjes kombëtare. Përgëzoj kontributin konstruktiv të PDK-së dhe të partive të tjera në krijimin pa vonesë të institucioneve të reja. Stabiliteti institucional është interes i përbashkët. Shqipëria mbetet pranë Kosovës — në respekt të diversitetit politik, por me një bindje të vetme: forcimi i institucioneve të Kosovës është forcim i faktorit shqiptar në rajon”, ka shkruar Spiropali.

Komento: