Spitalet rajonale në Kosovë po ballafaqohen me mungesë të madhe të gjërave elementare.
Këto spitale po ballafaqohen me mungesë të dioksidit të karbonit(CO2) i cili shërben për të mbushur barkun me gaz, në mënyrë që dukshmëria të jetë më e mirë. Me mungesën e këtij gazi, nuk mund të punojë laparaskopia, (kryerja e operacioneve abdominale me prerje të vogla, në sajë të një sistemi optik që vendoset në abdomen).
Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani ka thënë për “Zërin” se për shkak të mungesës së dioksidit të karbonit pa të cilin nuk mund të punojë laparaskopia, atyre u është dashur të shtyjnë operimet e pacientëve, gjendja e të cilëve nuk ka qenë emergjente.
Sipas tij, rastet emergjente kryhen me operacion plastik.
“Vetëm kur na mungon diçka, kur nuk kemi ndonjë produkt, sepse përndryshe nuk ka listë të pritjes për operativë. Nëse nuk ka dioksid të karbonit, nuk mundet të punoj laparaskopia, atëherë pretë pacienti deri sa të evitohet ajo. Por vazhdimisht siç ka listë të pritjes në qendrat tjera, te ne nuk ka”, ka thënë ai.