Spitali i Ferizajt jep detaje për gjendjen e vëllait të gruas që u vra sot nga ish-bashkëshorti

17:33 | 12 Prill 2024
spitali-i-ferizajt-jep-detaje-per-gjendjen-e-vellait-te-gruas-qe-u-vra-sot-nga-ish-bashkeshorti

Ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj ku një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Sipas Prokurorisë së Ferizajt i dyshuari për vrasjen e gruas është ish-bashkëshorti i saj.

I dyshuari që kreu krimin e sotëm në Ferizaj është arrestuar gjysmë ore pas aktit, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës për FrontOnline.

Ndërkohë nga Spitali i Ferizajt për FrontOnline thonë se personi i plagosur është vëllau i gruas që u vra sot tek Qendra për Punë Sociale.

Sipas Spitalit të Ferizajt, personi i plagosur e që është vëllau i viktimës, është Drilon Cokli i moshës së mitur i lindur në vitin 2009.

”Sipas informacioneve që kam viktima është Erona Cokli e lindur në vitin 2003 derisa vëllau i saj i plagosur është Drilon Cokli i lindur në vitin 2009. Gjendja aktuale e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetë, pasi iu është hequr plumbi nga trupi dhe do të trajtohet në ortopedi ”, tha ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Ferizajt, Fikret Arifi për FrontOnline.

 

Komento: