Spitali i Gjakovës i reagon Azemit: Njoftimi juaj lidhur me “grevën e punëtorëve teknik është i pasaktë

10:35 | 17 Mars 2026
spitali-i-gjakoves-i-reagon-azemit:-njoftimi-juaj-lidhur-me-“greven-e-punetoreve-teknik-eshte-i-pasakte

Spitali i Gjakovës i ka reaguar kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve Privat, Jusuf Azemi në lidhje me njoftimin se punëtorët teknik të këtij spitali kanë filluar grevën për shkak të vonesës në paga.

Nga spitali thonë se kjo është e pasaktë dhe se ky spital, nuk ka asnjë marrëdhënie pune me këta punëtorë.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PUBLIK NDAJ Z. JUSUF AZEMI,

KRYETAR I FSPTSPK-së

Z. Azemi,

Njoftimi juaj lidhur me “grevën e punëtorëve teknik në Spitalin e Gjakovës” është i pasaktë dhe paraqet dezinformim të opinionit publik.

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë nuk ka asnjë marrëdhënie pune me këta punëtorë. Shërbimet e higjienës janë të kontraktuara dhe realizohen nga operator ekonomik privat, i cili është punëdhënësi i vetëm dhe përgjegjësi i drejtpërdrejtë për pagesat dhe të gjitha obligimet ndaj tyre.

Ju jeni në dijeni të plotë për këtë realitet. Për këtë arsye, është e papranueshme që publikisht të krijoni perceptim të rremë dhe të përfshini Spitalin në një çështje për të cilën nuk ka përgjegjësi.

Spitali nuk do të lejojë që të përdoret si mbulesë për dështimet e të tjerëve.

Përgjegjësia është e qartë dhe e padiskutueshme: kompania kontraktuese duhet të përmbushë obligimet ndaj punëtorëve të saj.

Do të ishte në interesin tuaj dhe të sindikatës që përfaqësoni që reagimet dhe njoftimet t’i adresoni tek punëdhënësi real i këtyre punëtorëve, dhe jo ndaj institucionit të Spitalit.

Ju e dini shumë mirë se që nga viti 2009, Spitali nuk ka staf teknik/higjienë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë pune, pasi ky shërbim është i privatizuar.

Komento: