Spitali i Mitrovicës i përgatitur të përballet me koronavirusin

22:38 | 17 Mars 2020

Spitali i Mitrovicës është i përgatitur të përballet me koronavirusin.

Edhe spitali rajonal i Mitrovicës është bërë gati t’i trajtojë rastete e mundshme të prekura me Koronavirus.

Mirëpo, infektologia e këtij spitali është ankuar që nuk ka aq mjete mbrojtëse dhe se të njëjtit janë të detyruar të kursejnë ato.

Dhomat veç se janë bërë gati.

Në këto hapësira të Spitalit Rajonal të Mitrovicës, do të mund të trajtohen të gjithë ata që dyshohet se janë prekur me virusin Covid 19.

Por, drejtoresha e repartit të sëmundjeve infektive, Luljeta Zhubi thotë se deri më tani nuk ka pranuar asnjë rast.

Zhubi tregon së që nga nesër, Spitali Rajonal do të funksionalizoj një ambulancë special për të gjithë ata që dyshojnë se janë prekur nga virusi.

Por, sipas saj, nuk ka edhe aq mjete mbrojteëse të mjaftueshme, andaj edhe ato që I kanë po I kursejnë.

Ndërkohë në sheshin e qytet të Mitrovicës, nuk u pa se ka shumë qarkullim.

Shumica prej tyre kishin dalë për tu furnizuar me gjëra që i nevojtien.

Por, një pamje e tillë nuk pa të jetë tek Liqeni Artifical në Mitrovicë.

E me vete kishin marrë edhe fëmijët e tyre.

Një numër i madh i fëmijëvë u panë teksa argëtoheshin në parkun për fëmijë.

Por, ajo që u vu re është fakti se gjithë këta qytetarë, nuk kishin as masa mbrojtëse.

Prapa kamerave qytetarët theksuan se ata nuk e shohin të arsyeshme që ti mbajnë ato.

E pati edhe të tillë, që ishin pajisur.

Një qytetar, madje tha se është i habitur se si qytetarët tjerë nuk po mbrohen.

E këtu nuk munguan as shëtitjet me anije.

Kështu Mitrovicasit pa frikë nga virusi që është përhapur, qëndruan me orë të tëra.

Ndërkohë në anën veriore të Mitrovicës, bizneset nuk e kanë ndalur punën e tyre.

Kështu, ata po vazhdojnë të shesin gjësende duke mos respektuar vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Komento: