Gjuajtja me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan, detaje nga spitali i Pejës.
Spitali i Pejës ka konfirmuar se nga të shtënat me armë zjarri në Gllogjan kanë mbetur të vdekur dy persona.
Nga ky spital thanë se një tjetër person i moshës së re është i plagosur.
Skender Dreshaj, drejtor i spitalit tha se se dy persona janë dërguar në spital pa shenja jete.
“Një tjetër i moshës së re është i plagosur nga armët e zjarrit por në gjendje stabile”, tha Dreshaj.