Spitali i Pejës jep detajet për gjuajtjen me armë ndaj autobusit në Gllogjan

20:46 | 26 Nëntor 2021

Gjuajtja me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan, detaje nga spitali i Pejës.

Spitali i Pejës ka konfirmuar se nga të shtënat me armë zjarri në Gllogjan kanë mbetur të vdekur dy persona.

Nga ky spital thanë se një tjetër person i moshës së re është i plagosur.

Skender Dreshaj, drejtor i spitalit tha se se dy persona janë dërguar në spital pa shenja jete.

“Një tjetër i moshës së re është i plagosur nga armët e zjarrit por në gjendje stabile”, tha Dreshaj.

Komento: