Spitali i Pejës mbushet me pacientë të prekur me koronavirus

09:15 | 23 Prill 2021

93 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 93 pacientë me COVID-19, ku tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit nga spitali, 63 pacientë me COVID-19 janë në oksigjeno terapi, dy të tjerë janë në CPAP dhe katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

“93 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 63 pacientë me COVID-19 janë në Oksigjenoterapi, dy pacientë me COVID-19 janë në CPAP, tetë pacientë me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë, katër pacientë me COVID-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet tutje në njoftim.

Komento: