Forcat speciale ukrainase vrasin ish-shefin e shërbimit sekret.
Raportohet se Policia Speciale ukrainase ka vrarë ish-shefin e Shërbimit Sekret të Ukrainës për rajonin e Kievit i dyshuar si spiun rus.
Politikani rus Ilya Ponomarev, opozitar i Putinit i cili që nga viti 2014 jeton në Kiev, ka shpërndarë një video të kamerave të sigurisë ku shihen pamje të vrasjes së ish-zëvendësshefit të Shërbimit Sekret të Ukrainës Dmitry Demyanenko nga Policia Speciale e Ukrainës në kryeqytetin Kiev.
Fotografi nga vrasja e ish-zëvendëshefit të SBU-së i ka shpërndarë edhe gazetari Volodymyr Boyko në rrjetin Telegram.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë vrasja ka ndodhur dje ndërkaq Demyanenko ka qenë i dyshuar si spiun rus dhe i njëjti s’është ndalur në pikën e kontrollit të policisë.
Ponomarev ka shkruar se Shërbimi Sekret Ukrainas ka zbuluar ‘krimbin’ brenda strukturave të saj dhe gjatë rezistencës e kanë vrarë zëvendësshefin e SBU-së(Shërbimi Sekret i Ukrainës) Dmitry Demyanenko, raporton Gazeta Express.
“Kundërzbulimi ukrainas ka zbuluar ‘krimbin’ në hierarkinë e Shërbimit Sekret të Ukrainës: Ish-zëvendëshefi i SBU-së(Shërbimi Sekret Ukrainas) dhe Shefi i SBU-së në Kiev Dmitry Demyanenko. Gjatë arrestimit ai ka rezistuar dhe është vrarë”, ka shkruar ai.
Ilya Ponomarev, ka qenë deputeti i vetëm në Dumën ruse që ka votuar kundër aneksimit të Krimesë më 2014 ndërkaq Shërbimi Sekret i Ukrainës i ka ofruar mbrojtje personale politikanit rus që jeton në Kiev.
Ndërkaq, javën e kaluar, Shërbimi Sekret Ukrainas ka vrarë edhe njëri nga negociatorët ukrainas që morri pjesë në takimin e parë me palën ruse, Denys Kirieiev.
Siç raportuan mediat ukrainase Kirieiev ishte dyshuar për tradhti ndaj shtetit ukrainas dhe për bashkëpunim me Rusinë.