“S’po e zinte gjumi, nuk po e duroja dot”- Zbardhet dëshmia e edukatores që dhunoi fëmijën 2 vjeç: E gjuajta me shpulla

14:50 | 30 Korrik 2026
“s’po-e-zinte-gjumi,-nuk-po-e-duroja-dot”-zbardhet-deshmia-e-edukatores-qe-dhunoi-femijen-2-vjec:-e-gjuajta-me-shpulla

Brunlida Haxhiu është edukatorja 32-vjeçare, e cila dhunoi në kopshtin privat “Lala” në Tiranë një fëmijë 2 vjeçar.

Denoncimi në polici është bërë nga babi i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e vogëlushit.

Fillimisht ai e ka dërguar fëmijën në spital dhe i janë bërë ekzaminimet. I mituri kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët.

Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu ka deklaruar se fëmijën e ka gjuajtur me shpullë pasi nuk po e zinte gjumi dhe nuk po e duronte dot. Sipas burimeve, edhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja 32-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës 2 vjeçar. /Panorama

Komento: