
Ish banorja e famshme e reality shoë t Big Brother Vip Kosova, Anisa Veseli, ka nisur vitin 2026 nën një hije shqetësimi për shëndetin e saj, teksa së fundmi është parë nën kujdesin e mjekëve në një klinikë të Prishtinës.
Lajmi për gjendjen e saj u bë i ditur nga vetë Anisa përmes një postimi në rrjetet sociale, ku artistja publikoi një foto nga ambientet mjekësore, duke treguar se po merr trajtim për shkak të problemeve shëndetësore që e kanë prekur këto ditë.
Në postimin e shpërndarë me ndjekësit, ajo shprehu sesi e ka kapur fillimi i vitit 2026, duke shkruar me një ton ironik dhe të drejtpërdrejtë: “Si po më trajton viti 2026.
Kam pas dhimbje në shpinë këto ditë,” duke lënë të kuptohet se dhimbjet e shpinës e kanë detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore dhe të qëndrojë nën vëzhgimin e specialistëve.
Bashkë me fjalët, Anisa shoqëroi mesazhin me një imazh ku shihet duke marrë mjekim, çka shton shqetësimin e fansave të saj lidhur me gjendjen e saj fizike.
Ngjarja e fundit shëndetësore vjen pas një periudhe të vështirë për Veselin, e cila gjatë vitit të kaluar kaloi edhe një ndërhyrje serioze për çështje shëndetësore personale, një operacion për skoliozë, që ajo e përshkroi si një sfidë të madhe që e bëri më të fortë dhe më të vetëdijshme për kujdesin ndaj trupit të saj.
Fansat dhe ndjekësit e publikuan menjëherë mbështetjen e tyre ndaj artistes, duke i dërguar mesazhe solidariteti dhe urime për shërim sa më të shpejtë.
Deri më tani, Anisa nuk ka dhënë detaje të tjera mbi natyrën apo shkallën e saktë të gjendjes së saj, por përmes postimit ajo ka treguar qartë se është e vendosur të përballet me këtë fazë të re të sfidave shëndetësore që po e përjeton në fillim të vitit 2026. /ORAinfo/

